5 të vdekur dhe 207 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

5 të vdekur dhe 207 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2,698 testime nga të cilat 207 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndërruar jetë edhe 5 persona që ishin të prekur me Coronavirus, ndërsa 538 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar./Insajderi.com