50 mijë njerëz do të evakuohen në Hanover për shkak të bombave të Luftës së Dytë Botërore

50 mijë njerëz do të evakuohen në Hanover për shkak të bombave të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 50 mijë njerëz në Hanover të Gjermanisë do të evakuohen nga shtëpitë e tyre ditën e dielë për shkak se ekspertët do të çmontojnë pesë bomba të mbetura që nga Lufta eë Dytë Botërore.

Ky është operacioni i dytë më i madh i këtij lloji i kryer në Gjermani dhe që do të prekë rreth 1/10 e popullsisë së qytetit.

Zyrtarët shpresojnë se ata që do të preken nga ky evakuim do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi në mbrëmje. Ndërsa largimi i tyre nga shtëpitë do të fillojnë në 9 të mëngjesit, ndërsa ata janë këshilluar që të marrin gjëra të nevojshme me vete kur të largohen, të ndalin gazin dhe pajisjet elektrike, shkruan thelocal.de .

Avionët luftarakë e kishin bombarduar rëndë Hanoverin gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke vrarë mijëra njerëz dhe duke shkatërruar shumicën e qytetit.