500 gjoba për mos respektimin e masave anti-COVID

500 gjoba për mos respektimin e masave anti-COVID

Numri i tiketave të shqiptuara si pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID’19, gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar rënie, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së fundit nëpër qytete të Kosovës, janë shqiptuar 500 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Shumica e tiketave janë të shqiptuara për mos mbajtjen e maskës dhe distancës.

Ndërkohë, policia ka shqiptuar edhe 563 tiketa trafiku. /Insajderi.com