51 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, 1360 gjoba të shqiptuara

51 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, 1360 gjoba të shqiptuara

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës kanë ndodhur 51 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë, 24 aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 27 aksidente pa lëndime, transmeton Insajderi.

Sipas Policisë, gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar 1360 dënime në trafik.

Kurse, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 28 persona, 18 persona janë në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Insajderi.com