“51% me Albinin” – fushatës pro-zgjedhjeve i bashkohet avokati simpatizant i VV-së

“51% me Albinin” – fushatës pro-zgjedhjeve i bashkohet avokati simpatizant i VV-së

Një fushatë kundër formimit të një shumice të re parlamentare e kanë nisur aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje të hënën.

Përmes pankartave me mbishkrimet: “Zgjedhje në qershor”, “51% me Albinin” dhe “51%”, aktivistët e LVV-së kanë vendosur të kundërshtojnë formimin e qeverisë së re.

Këto pankarta, ata i kanë vendosur nëpër ballkonet e banesave të tyre.

Një pankartë të tillë, me mbishkrimin “51% me Albinin” e ka shpalosur edhe avokati simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi.

Avokati Gashi e ka shpalosur sot në ballkonin mbi zyrën e tij të avokatisë në Prishtinë, pankartën pro-Kurtit.