525 gjoba u shqiptuan dje për mosrespektim të masave anti-COVID

525 gjoba u shqiptuan dje për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 525 gjoba për ata të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19, njofton Insajderi.

Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek Ligji për Pandeminë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ky ligj ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndërkohë, për shkelësit e rregullave në trafik, policia ka shqiptuar një mijë e 338 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se kanë ndodhur tetë aksidente trafiku me të lënduar dhe 32 aksidente trafiku me dëme materiale./Insajderi.com