53 paketime të fshehura në veturë – kapen 54 kilogramë marihuanë në Vërmicë

53 paketime të fshehura në veturë – kapen 54 kilogramë marihuanë në Vërmicë

Mbrëmë oficerët doganorë kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike e cila ishte duke tentuar të futet në Kosovë përmes pikëkalimit të Vërmicës.

Lënda narkotike ka qenë në një automjet i llojit Opel Meriva me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një shtetas shqiptar. Pas profilizimit nga oficerët doganorë automjeti është ndaluar për kontroll të dyfishtë.

Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontroll e përbashkët me Policinë e Kosovës dhe Njësitin Antikontrabande ku gjatë kontrolles është dyshuar se automjeti në fjalë ka dysheme te dyfishtë në të cilën mund të kishte mallra të ndaluar.

Pas hapjes së dyshemesë janë hasur 53 paketime të substancës narkotike të dyshuar marihuanë, ku 29 paketime kane qenë marihuanë dhe 24 paketime marihuanë “çokollatë”.

Pesha e kësaj substance narkotike pas peshimit është 54 kilogramë e 963.24 gramë.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar si dhe rasti është përcjellë tutje tek policia e Kosovës.