547 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID

547 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID

Numri i gjobave për mosrespektim të masave anti-COVID po vazhdon të jetë i lartë, njofton Insajderi.

Siç njofton Policia e Kosovës, 547 qytetarë janë gjobitur Brenda 24-orëve të fundit për moszbatim të ligjit për COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Insajderi.com