Veprimi i tmerrshëm i babait – paguan gjashtë persona për t’i sulmuar fëmijët e tij

Veprimi i tmerrshëm i babait – paguan gjashtë persona për t’i sulmuar fëmijët e tij

Jan Dudi filmoi djalin 3 vjeçar, duke bërtitur nga dhimbja pasi ishte spërkatur në fytyrë me acid sulfurik , për t’i treguar babait të fëmijës se akti ishte kryer me sukses.

Ai e bëri incizimin në Facebook Messenger kur fëmija po qante nga dhimbja në dyqanin Home Bargains në Ëorcester, Massachusetts, shkruan Insajderi.

E gjithë kjo ngjarje po rezulton të jetë bërë nga babai me qëllim që të merr kujdestarinë nga nëna e fëmijëve.

Djali 3 vjeçar u spërkat nga Adam Cech, më 21 korrik të vitit të kaluar.

Dudi dhe Cech, janë në gjyq bashkë  me pesë persona të tjerë, përfshirë këtu edhe babin e djalit, një 40 vjeçar nga Afganistani.

Dudi tha se incizimi u bë gabimisht derisa ai po fliste me gruan e tij rreth çfarë lodra të blinte për fëmijët, kurse më vonë ai shtoi se ishte paguar të shkonte në atë shitore për te vëzhguar një grua e cila dyshohej për tradhti nga burri i saj.

I pyetur se pse ai doli nga dyqani aq herët nëse qëllimi i tij ishte ta vëzhgonte gruan, apo nënën e djalit të sulmuar, ai tha se ishte i lodhur edhe pse ishte paguar 150 funte për të kryer këtë punë.

I pyetur gjithashtu rreth faktit pse shoku i  tij nuk e kishte lajmëruar për sulmin, ai tha: “Unë nuk e di. Ndoshta ai ka qenë i brengosur se unë do ta ndalë atë.”

Me hetimet e mëtutjeshme, babai i djalit i cili mbetet anonim për arsye legale, është i dyshuar se ka paguar gjashtë persona të tjerë për të sulmuar djalin me qëllim që të poshtëroj gruan e tij, me të cilën janë të ndarë.

Prokurorët thonë se ai shpresonte të tregonte se ajo nuk ishte një nënën e denjët dhe nuk mund ta mbronte fëmijët e saj, me qëllim që të fitonte kujdestarinë e tyre./Insajderi.com