Vota e serbëve të Kosovës

56 mijë persona në Kosovë votuan për zgjedhjet në Serbi

Vuçiq i kënaqur me “besimin historik” që ia dhanë serbët e Kosovës.

56 mijë persona në Kosovë votuan për zgjedhjet në Serbi

Zgjedhjet e djeshme të Serbisë janë lejuar të mbahen edhe në Kosovë dhe të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 56 mijë persona, njofton Insajderi.

Ne këto zgjedhje, që në Kosovë u monitoruan nga OSBE-ja, edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, është shprehur shumë i lumtur me “pjesëmarrjen rekorde”, siç e ka quajtur ai.

Presidenti serb tha edhe se pret “besimin më të madh në histori”, nga votuesi serb i Kosovës.

“Serbët dolën në një numër më të madh se kurrë më parë, kishte më shumë se 10,000 votues në Mitrovicë, më shumë se 56,000 votuan në Kosovë, sepse ata e dinë se sa e rëndësishme është të jemi bashkë dhe të jemi të fortë në periudhën e ardhshme”, theksoi Vuçiq.

Koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresiste Serbe të Aleksandër Vuçiq, nën sloganin “Aleksandër Vuçiq – për fëmijët tanë”, ka fituar 62.6 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, njofton Insajderi.

Sipas gazetës serbe Danas këto të dhëna vijnë pasi janë numëruar 91.1 për qind të votave./Insajderi.com