
Më 26 korrik të vitit 1963 Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku humbën jetën 1070 persona, ndërsa u lënduan 3 mijë të tjerë.
Nga tërmeti u shkatërruan 15,800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28,000 të tjera, ndërsa mbi 200,000 persona mbetën pa kulm mbi kokë.
Menjëherë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara morën aktivitete që në mënyrë që ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar.
Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan nga Asambleja e Përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup.
Më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për t’i dhënë ndihmë Shkupit. Më 14 tetor, pas diskutimit dy orësh, Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutën për t’i dhënë ndihmë qeverisë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupi.