566 gjoba të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-COVID

566 gjoba të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-COVID

566 gjoba janë shqiptuar si pasojë e mosrespektimit të masave ndaj Coronavirusit në tërë territorin e Kosovës brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin e publikuar nga Policia e Kosovës sa i përket ditës së djeshme.

Sipas këtij raporti, një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës, derisa janë raportuar edhe 50 aksidente trafiku, 25 me të lënduar dhe 25 me dëme materiale.

Policia gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 20 persona, derisa tetë janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe një në vuajte të dënimit. /Insajderi.com