Aktualisht Kosova është vendi i fundit në botë që është bërë me ushtri. Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e ushtrisë. Por të fundit nuk jemi për gatishmërinë për të mbrojtur vendin. Por as të parët.
Një sondazh i Gallup tregon se në Europë, Kosova është vendi i katër sa i përket gatishmërisë për të luftuar për vendin. Para saj renditen Finlanda, Ukraina dhe Rusia.
Sipas kësaj ankete 58 për qind e kosovarëve janë të gatshëm për të luftuar për atdheun e tyre.
Një gatishmëri më të vogël për të kapur armët në dorë kanë miqtë e përhershëm të vendit tonë si Gjermania me 18 për qind, Britania e Madhe me 27 për qind e Franca me 29 për qind.
Gatishmërinë e njëjtë për të luftuar për vendin sipas po një sondazhi të Gallup kosovarët e kishin edhe vitin e kaluar.
Më poshtë tabela me përqindjet e qytetarëve që janë të gatshëm për luftë.
Finlanda: 74%
Ukraina: 62%
Rusia: 59%
Kosova: 58%
Suedia: 55%
Greqia: 54%
Polonia: 47%
Zvicra: 39%
Irlanda: 38%
Rumania: 38%
Franca: 29%
Portugalia: 28%
Britania e Madhe: 27%
Spanja: 21%
Italia: 20%
Gjermania: 18%
Holanda: 15%