6 të infektuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës me koronavirus, flet ministrja Haxhiu

6 të infektuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës me koronavirus, flet ministrja Haxhiu

COVID 19 tashmë ka prekur edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës(SHKK).

Janë edhe katër punonjës të SHKK-së në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë që janë infektuar me koronavirus (COVID-19) .

Tre nga punonjësit e infektuar janë zyrtar të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, ndërkaq një tjetër është punonjëse shëndetësore.

Ndërsa, numri i punonjësve të prekur me COVID-19 në këtë qendër korrektuese ka shkuar në gjashtë.

Për rastin e këtyre të infektuarve për Insajderin ka folur edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese sa I ëprket këtin rasti në SHKK.

Por, pa dashur të jep më shuëm detaje, ka thënë se ëpr këtë t’I drejtohemi drejtori të Shërbimit Korrrektues të Kosovës, Nehat Thaçi

“E ndëruar, po janë ndërmarrë të gjitha masat, por ju lutëmi shkruani drejtorit z. Nehat Thaçi sepse jemi koordinuar bashkë ose referojuni komunikatëve të Shërbimit Korrektues”, ka thënë ajo, për Insjaderin.

Në një bisedë telefonike me Insajderin, udhëheqësi i ShKK-së, Nehat Thaçi ka thënë se katër të infektuarit e fundit janë raste kontakti të dy rasteve të para të regjistruar me koronavirus në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

“Masat i kemi ndërmarrë pasi i kemi identifikuar dy zyrtarët e parë me COVID-19. Atë ditë u janë bërë testet 21 zyrtarëve të tjerë korrektues. 18 prej tyre kanë dal negativ, tre të tjerë kanë dal pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për ditën e nesërme, më 1 prill”, ka thënë Thaçi për Insajderin.

Ai ka deklaruar se të gjithë zyrtarët korrektues dhe të burgosurit në këtë qendër paraburgimi u janë nënshtruar testeve për koronavirus.

“Më 2 prill i kemi bërë testet për 42 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Të gjithë kanë dal negativ”, ka thënë drejtori  i burgjeve të Kosovës. “Tani, pesë të infektuarit janë në vetë-izolim, ndërsa gjendja po mbahet nën kontroll”./Insajderi.com