6 ushqimet që konsiderohen të shëndetshme por që rrezikojnë të dëmtojnë veshkat tuaja

6 ushqimet që konsiderohen të shëndetshme por që rrezikojnë të dëmtojnë veshkat tuaja

Funksioni i veshkave është filtrimi dhe eliminimi i mbetjeve të ndryshme në gjak. Veshkat mirëmbajnë ekuilibrin e lëngjeve në trup por edhe lirojnë hormonet e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Për më tepër, veshkat mirëmbajnë shëndetin e kockave dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Ushqime të ndryshme mund të ndikojnë mirë ose keq në shëndetin dhe jetëgjatësinë e këtyre organeve jetike për trupin tonë. Disa prej këtyre ushqimeve krijojnë gurët në veshka dhe sëmundje të tjera që mund të rezulojnë në dëmtime të rënda.

Arrorët

Nëse keni predispozita të larta të vuani nga gurët në veshka, atëherë është mirë të mos konsumoni arrorë. Arrorët përmbajnë oksalate, disa minerale që nxisin formimin e gurëve në veshka. Ushqime të tjera të pasura me këto minerale gur-formuese janë: spinaqi, panxhari, patatinat, patatet e skuqura.

Avokado

Avokadot përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral mban nën kontroll lëngjet, ekuilibrat e elektroliteve dhe pehashin. Puna e veshkave varet fort nga ekuilibri i kaliumit dhe sodiumit. Nëse ky ekuilibër anon më shumë nga njëra anë atëherë kthehet në problem për veshkat. Nëse nuk keni probleme me veshkat, atëherë mund të hani avokado pa asnjë problem.

Kafeina

Konsumi afatgjatë i kafeinës mund të përkeqësojë sëmundjet kronike të veshkave. Për më tepër, një gjë e tillë rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafeina ndikon direkt tek aftësia e veshkave për të përthithur lëngje. Konsumi i arsyeshëm i kafeinës nuk është i rrezikshëm por nëse e teproni me të, veshkat do të vuajnë.

Produktet e Bulmetit

Qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalçium dhe rrisin nivelin e tij në urinë. Një gjë e tillë automatikisht rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të pakësojnë konsumin e këtyre produkteve. Këto të fundit janë faktor rreziku për sëmundjet e veshkave

Kripa

Kripa e tepërt në organizëm i detyron veshkat të depozitojnë më shumë ujë që të tresin kripën. Kjo është një barrë e panevojshme për veshkat. Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të kripës rrit tensionin e gjakut dhe dëmton aftësitë filtruese të veshkave./Insajderi.com