60% e qendrave të votimit nuk janë të qasshme për personat me aftësi të kufizuar

60% e qendrave të votimit nuk janë të qasshme për personat me aftësi të kufizuar

Më shumë se gjysma e qendrave të vendvotimeve në komunat veriore nuk janë të qasshme për personat me aftësi të kufizuara.

Kështu ka bërë të ditur Demokracia në Veprim (DnV)

DnV e cila po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ka njoftuar gjithashtu se vetëm në një qendër është vërejtur prania e materialit propagandues.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave, po zhvillohet në 44 qendra votimi me 87 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë. Në 68% të qendrave të votimit është raportuar për prezencë të zyrtarëve policor. Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar për prani të materialit propagandues të subjekteve politike brenda diametrit prej 100m të Qendrës së Votimit, në vetëm një qendër votimi, në Leposaviq. Nga terreni raportohet se në vendvotime nuk kanë munguar materialet zgjedhore. Prania e personave të paautorizuar nuk është vënë re në asnjë vendvotim. Rreth 60% e qendrave të votimit nuk janë të qasshme për personat me aftësi të kufizuar”, thuhet në njoftimin e DnV.z

Demokracia në Veprim ka njoftuar gjithashtu se do të vëzhgoj procesin zgjedhor deri në përfundim të procesit të numërimit.

“Vëzhguesit e DnV-së do të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë gjithë ditës deri në përfundim të procesit të numërimit. Informatat nga terreni do të jenë të disponueshme për publikun në kohë reale.DnV iu bën thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve të partive politike dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor të jenë të përkushtuar për të përmbushur obligimet e tyre për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. DnV ju rikujton se çdo shkelje gjatë ditës së votimit, procesit të numërimit dhe në përgjithësi gjatë tërë procesit zgjedhor është i dënueshëm deri në 5 vite burgim”, thuhet më tej në njoftimin e DnV