Vitomiricë të Pejës dyshohet se është vrarë nga dy të mitur, përcjell Insajderi. Sip" />

60-vjeçari në Pejë dyshohet se u vra nga dy të mitur

60-vjeçari në Pejë dyshohet se u vra nga dy të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se 60-vjeçari në Vitomiricë të Pejës dyshohet se është vrarë nga dy të mitur, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, dy të dyshuarit për shkak të një mosmarrëveshje e kishin goditur me thikë viktimën, dhe si pasojë e plagëve i njëjti ka vdekur në Spitalin e Pejës.

“Rr. Hysen Hykaj, Vitomiricë, Pejë 07.05.2021 – 13:00. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj  kosovarë  (të mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull  kosovar  të njëjtin e kishin goditur me mjet të mprehtë, thikë. Si pasojë e goditjeve me thikë, viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurorit i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë./Insajderi.com