619 vdekje të reja në Spanjë

619 vdekje të reja në Spanjë

Shumë njerëz janë duke planifikuar që nesër të dalin në punë, megjithëse në Spanjë deri më tani kanë vdekur afro 17 mijë njerëz nga coronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur janë shënuar edhe 619 vdekje të reja nga coronavirusi, që e ngritin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Spanjë në 16,972, transmeton Telegrafi.

Numri i të vdekurve që u raportuan sot, ishte shumë më i lartë se ai i ditës së djeshme prej 510 viktimave, që ishte më i ulëti në 19 ditët e fundit.

Afro 5,000 njerëz më shumë janë diagnostikuar me coronavirus, duke e ngritur në 166,019 numrin e përgjithshëm të tyre, derisa 62,391 janë shëruar.

Derisa numri i viktimave nuk po ndalon, qindra njerëz planifikojnë që të dalin në punë, pasi qeveria spanjolle i ka hequr ndalesat e veprimtarive që nuk janë të domosdoshme, si prodhimi në industrinë e veshjeve dhe ndërtimtari.

Të gjithë ata që nuk ndihen mirë, kanë pasur kontakte me personat e prekur me coronavirus, apo ata që kanë ndonjë sëmundje kronike, detyrohen të qëndrojnë brenda.

Derisa mbyllja e përgjithshme në Spanjë, që ndalon çdo dalje prej shtëpisë pos për nevoja shumë të rëndësishme, do të vazhdojë edhe për disa javë.