639 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

639 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

639 gjoba janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës, për individët të cilët nuk kanë respektuar masat për COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, e që shumica prej këtyre tiketave janë për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Ndërsa, ka shqiptuar edhe 856 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë dje në një konferencë për media se po bëjnë kontrolle dhe po shqiptojnë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin.

Ai ka thënë se kontrollet janë shtuar edhe në pikat kufitare për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve në Kosovë.

Mehmeti ka deklaruar se për çdo ditë të vikendit rreth 20 mijë bashkatdhetarë po hyjnë në Kosovë. /Insajderi.com