652 qytetarë gjobiten për mosrespektim të Ligjit për COVID-19

652 qytetarë gjobiten për mosrespektim të Ligjit për COVID-19

Për një ditë, shqiptohen 581 gjoba në trafik dhe 652 për mosrespektim të Ligjit Covid-19

652 gjoba janë shqiptuar ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar ligjin për COVID-19, vetëm gjatë ditës së djeshme, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit të saj ditor, ku tutje thuhet se janë gjibitur edhe 581 persona që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte marrë masa shtesë, në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga virusi Covid-19.

Ekzekutivi i kishte kërkuar Policisë së Kosovës që të bëjnë më shumë kontrolle dhe të shqiptojnë gjoba për ata që nuk respektojnë Ligjin Covid-19. /Insajderi.com