Rina Balaj me një tjetër bashkëpunim

Rina Balaj me një tjetër bashkëpunim

Rep-artistja nga Istogu, Rina Balaj, javën e kaluar solli këngën e re “Qikat” në bashkëpunim me Adelina Ismailin.

Ky projekt i përpunuar u prit mjaft mirë nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka grumbulluar mbi një milion shikime.

Por, ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i Rinës pasi së shpejti do të sjell këngën e re në duet me Blake.

“E dua këtë projekt”, ka shkruar Balaj, duke i etiketuar edhe bashkëpunëtorët e saj.

Këngëtarja shqiptare po ashtu do jetë prezente edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/