7 anëtarë të një familje nga Stublla me koronavirus

7 anëtarë të një familje nga Stublla me koronavirus

Sarë Gjergji, përfaqësues i fshatit Stubëll ka konfirmuar se shtatë anëtarë të një familje nga ky fshat kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.

77 vjeçari i kthyer nga Italia i cili ishte edhe i pari i diagnostikuar me koronavirus në Kosovë, gruaja e tij, djali dhe nusja e tij me tre fëmijët rezultojnë pozitiv në convid-19.

Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet stabile. Në spital po trajtohen vetëm 3 prej tyre.

“Përveç 77 vjeçarit, të tjerët e kanë gjendjen stabile”, tha Gjergji në emisionin Pressing.

“3 janë në spital, pritet që brenda 2 ditësh të lirohen nga spitali”, shtoi ai.

Gjergji theksoi se fshati nuk është në panik pas këtyre rasteve por vetëm ka kujdes të shtuar.

“Nuk e konsiderojmë që ka frikë, ka kujdes”, tha Gjergji.