“7 deri në 15 vjet burg”, Rama po përgatit ligj për ata që abuzojnë me lejet e ndërtimit

“7 deri në 15 vjet burg”, Rama po përgatit ligj për ata që abuzojnë me lejet e ndërtimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ka njoftuar se është duke përgatitur një ligj për ata që abuzojnë me leje të ndërtimit.

Rama ka paraljmëruar se do të ketë burg prej 7 deri në 15 vite për çdo ndërtues çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet. Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim. 7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se zyrtarisht operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë dhe tashmë kemi zyrtrarisht 50 jetë të humbura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Po ashtu Rama deklaroi se do të miratohet edhe një akt normativ i veçantë për një trajtim të posaçëm për familjet e mbijetuara nga tërmeti.

Ndër tjera ai tha se pensionistët e familjeve të viktimave do të marrin pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë, ndërsa fëmijët do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit. /Insajderi.com