7 mijë biznese gati të mbyllen – “çelësat ia dorëzojmë qeverisë”

7 mijë biznese gati të mbyllen – “çelësat ia dorëzojmë qeverisë”

Gastronomet e Kosovës shprehin shqetësimin e tyre pas masave të fundit nga Qeveria për mbrojtje nga pandemia. Kjo shoqatë kërkon përkrahjen e shtetit, pasi thanë se janë në prag të falimentimit, njofton Insajderi.

Në një konferencë për media, Petrit Kllokoqi, kryetar i shoqatës, ka paralajmëruar se të hënën do t’i mbyllin bizneset e tyre dhe do t’i dorëzojnë çelësat tek Qeveria.

Kllokoqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për ndihmë në mënyrë që mos të mbyllen 7 mijë biznese të këtij sektori për shkak të masave të qeverisë dhe mos subvencionimit në paga dhe qira.

Ai po ashtu theksoi se janë duke punuar vetëm me 15 deri 20 për qind të qarkullimit, ndërsa shpenzimet i kanë të gjitha si për punëtorë, qira, tatimet ndaj shtetit e kësteve për kredi bankare./Insajderi.com