7 mjekë nën hetim, vajza vdiq nga meningjiti, e kuruan për stomakun

7 mjekë nën hetim, vajza vdiq nga meningjiti, e kuruan për stomakun

Prokuroria e Breshias, në Itali, urdhëroi autopsinë e trupit të një 19 vjeçareje, e cila ndërroi jetë brenda ditës nga një meningjit akut. Shtatë mjekë ndërkohë janë vënë në hetim për “vrasje nga pakujdesia”. Ata janë personat që e kontrolluan vajzën deri në momentin kur dha shpirt.

Por ndonëse ishin të gjithë profesionistë, nuk arritën të diagnostikonin problemin shëndetësor që i mori jetën Veronica Cadei. Vajza kishte temperaturë shumë të lartë, dhe ankohej se i dhimbte qafa, shenja këto të meningjitit.

Megjithatë mjekët i kishin folur të ëmës për gastroenterit akut dhe i kishin thënë se do ta mbanin nën vëzhgim për ta hidratuar. Tani priten rezultatet e autopsisë për të hedhur dritë mbi çështjen që ka trazuar opinionin publik në vendin fqinj.