7 të lënduar në një aksident mes tri veturave në Podujevë

7 të lënduar në një aksident mes tri veturave në Podujevë

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë paradites së sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan.

Në këtë aksident të përfshira ishin tri automjete.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore dhe se policia ka dalë në vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor midis tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident”, shtoi Borovci. /Insajderi.com