7 të vdekur dhe 591 raste të reja me COVID-19

7 të vdekur dhe 591 raste të reja me COVID-19

Shtatë pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se janë shënuar edhe 591 raste të reja pozitive.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 674 mostra të marra për testim.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 386 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste, kurse numri i rasteve aktive është tetë mijë e 703.

Numri total i rasteve pozitive është 71.344 raste dhe 1.627 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com