Shtatë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës thuhet se edhe 347 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 383 mostra të marra për testim.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 168 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 97 mijë e 779 raste, prej të cilëve 88 mijë e 469 janë shëruar, kurse tre mijë e 10 kanë vdekur.
Maqedonia e Veriut aktualisht ka gjashtë mijë e 324 raste aktive. /Insajderi.com