7 vjetori i martesës në QKUK

7 vjetori i martesës në QKUK

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ishte duke e pritur bashkëshorten e tij Vitoren për të shkuar në një drekë që ta festonin përvjetorin e tyre të martesës kur Vitorja u rrah nga persona ende të panjohur që PDK po pretendon të jenë porositur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Blerandi dhe Vitorja janë martuar me 28 gusht të vitit 2010 në një ceremoni private ndërsa të hënën e 28 gushtit 2017 ata kishin planifikuar të shkojnë në një drekë.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Islmajli ka qenë ai që ka e bërë të ditur lajmin në një konferencë të jashtëzakonshme për media ku fajësuan “kriminelët e Vetëvendosjes” për këtë akt duke e lidhur arsyen e sulmit me akuzat që Stavileci ka bërë ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë.

“Për fund, dëshiroj të ndajë një informacion, sot është data e martesës së Blerandit Stavilecit dhe Vitores, dhe ai ishte e duke pritur atë për një drekë dhe ta festonin lidhjen e tyre kur ndodhi rasti i rrahjes para shtëpisë së tyre, një rrahje qyqare”, ka thënë Ismajli në konferencë për media.

Çifti ishte përfolur edhe vitin e kaluar kur në mediat rozë kishin dalë lajme se ata ishin ndarë duke e përfolur një lidhje të mundshme të ministrit në detyrë me një modele.