70 operacione plastike, njeriu që nuk njeh më veten e tij

70 operacione plastike, njeriu që nuk njeh më veten e tij

Rodrigo  Alves është njeriu më i varur nga kirurgjia plastike. Ai ka kryer më shumë se 70 operacione në trupin dhe fytyrën e tij, si face lift, implante në  të pasmen, heqjen e brinjëve, transpalantin e flokëve, zvogëlimin e hundës, fryrjen e buzëve, krijimin e muskujve abdominal etj.

Për të gjitha këto ndërhyrje i janë dashur më shumë se 250.000 mijë dollarë për të arritur lukun e tij të dëshiruar.

Alves ka ndërmarrë operacione të rënda, ndonjëherë edhe të përsëritura duke rrezikuar shumë me jetën e tij. Për shkak të gjitha korrigjimeve, ai shpesh ka patur probleme serioze me shëndetin.

Transformimi rrënjësor e ka njohur si Keni njerëzor. Nuk ekziston më asnjë lloj ngjashmërie me atë që ka qenë dikur.

Ai është shprehur se tashmë ka hequr  dorë nga operacionet, pasi trupi i tij nuk mund të durojë më as ndërhyrjen më të vogël.

I pagëzuari me emrin Ken postoi një foto me të fundit në rrjetet sociale ku tregon stilin e tij të ri me flokë të zgjatura. Këtë herë jo falë një operacioni, por të një qendre bukurie. Aty nuk është më Ken, por tani është kthyer në një Barbi.