70-vjeçarja që u rrah nga hajnat dhe iu vodhën 55 mijë euro: Paratë i ruajta të blej banesë

70-vjeçarja që u rrah nga hajnat dhe iu vodhën 55 mijë euro: Paratë i ruajta të blej banesë

70-vjeçarja nga fshati Gjurgjedell i Kaçanikut, Remzie Mani, ka deklaruar se paratë të cilat i janë vjedhur dje nga tre persona nën kërcënimin e armës dhe pas rrahjes e lidhjes me lidhëse të plastikës, i ka ruajtur për të blerë një banesë, ndërsa dhimbjen nga rrahja e djeshme po i ndjenë edhe sot, transmeton Insajderi.

“Kanë hyrë tre persona, të maskuar e kanë thy derën, unë jam kanë fjet, ma kanë mëshu grusht me kanë lidhë, më kanë pyet ku i ke paratë, deri sa i kanë gjetë më kanë maltretu, paratë i kam ru me ble banesë, kryt edhe sot po me dhemb, shumë keq jam me shëndet, po më dhemb trupi në tana antë, ishalla policia i zen hajnat”, tha ajo për T7.

Hajnat kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa për rastin është deklaruar edhe policia.

“Viktima femër kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj , e kane lidhur me lidhëse plastike , e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohtë e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës”, bën të ditur Policia në njoftimin e tyre 24-orësh.

“Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com