Lëvizja Për Universitetin proteston për dorëheqjen e ministres Nikolla

Dhjetëra studentë dhe aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin protestuan të mërkurën përpara Ministrisë së Arsimit dhe kërkuan dorëheqjen e ministres Lindita Nikolla.

Lëvizja Për Universitetin proteston për dorëheqjen e ministres Nikolla

Duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Nikolla dorëhiqu” dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin dhe studentë në Tiranë protestuan përpara Ministrisë së Arsimit dhe duke i quajtur veprimet e ministres së arsimit Lindita Nikolla kërkuan dorëheqjen e saj.

Protesta erdhi një javë pasi një aktiviste e Lëvizjes Për Universitetin spërkati me salcë ministren Nikolla në ditën ndërkombëtare të studentëve si shenjë revolte për dështimin e reformës së arsimit të lartë.

“Jemi mbledhur këtu si studentë, pedagogë, gjimnazistë dhe aktivistë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi. I drejtohemi znj. Lindita Nikolla si ministre e arsimit dhe i kërkojmë dorëheqjen pasi jeni vënë në shërbim të bizneseve private që rrjepin familjet e shqiptarëve me tarifa disa mijëra euro”, tha në deklaratë Për Universitetin.

“Ju si ministre zonja Nikolla me udhëzimet dhe dhjetë raundet e regjistrimit vratë ëndrrat dhe të ardhmen e maturantëve. Ju shkaktuat panik masiv ministre Nikolla, ju e kaluat vijën e kuqe,” deklaruan studentët.

Protestuesit i bënë thirrje institucioneve ligjzbatuese të hetojnë skemën e regjistrimit në universitete dhe e akuzuan ministren Nikolla se e ka vënë atë në shërbim të universiteteve private./Reporter.al