Aksident i rëndë në Gjilan, dyshohet për një grua të vdekur

Një grua dyshohet se ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë në magjistralen Gjilan Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se dyshohet për vdekjen e një gruaje si pasojë e aksidentit.

“Sot rreth orës rreth orës 15:45 e kemi pranuar informatën për një vet-aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë. Dyshohet se vozitësja femër shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit” , ka thënë Hashani.