750 ndeshje me Barcelonën

750 ndeshje me Barcelonën

Lionel Messi ka arritur 750 paraqitje me Barcelonën, njofton Insajderi.

Argjentinasi i tha “Sport”, se kjo për të është nder.

“Është nder për mua që kam arritur kaq shumë ndeshje në fanellën e Barcelonës”.

Messi ka bërë 505 paraqitje në La Liga e 750 në total.

Ai është lojtari i dytë në histori të Barcelonës për më së shumti paraqitje.

Por, rekordi nuk është larg, pasi Xavi ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje më shumë sesa ai, 767 sosh. /Insajderi.com