759 gjoba për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

759 gjoba për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Qytetarët po vazhdojnë të mos respektojnë masat anti-COVID të vendosura nga institucionet shëndetësore dhe ato shtetërore, njofton Insajderi.

Edhe brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar qindra tiketa për mosrespektim të Ligjit COVID-19.

Gjatë së shtunës, janë shqiptuar 759 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ndërsa, gjoba janë shqiptuar edhe për ata që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, me ç’rast 720 persona janë dënuar me tiketë. /Insajderi.com