768 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

768 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

768 gjoba janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit si pasojë e mosrespektimit të masave për pandeminë, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për gjobat e shqiptuara ndaj personave që vazhdojnë të mos respektojnë ligjin anti-COVID-19.

Këto gjoba kryesisht janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës.

Ndërkaq, edhe numri i atyre që kanë shkelur rregullat në trafik, vazhdon të jetë i lartë.

788 tiketa janë shqiptuar për mosrespektimin e rregullave të trafikut, ndërsa 18 persona janë arrestuar e 11 janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com