8.314 raste aktive me COVID-19 janë duke u trajtuar në Kosovë pas rezultimit pozitiv në testi PCR.
Ky numër po vazhdon të zvogëlohet pasi vetëm të premten u shëruan 445 të infektuar kundrejt 174 të prekur brenda ditës.
Numri i vdekjeve ka shkuar në 1.336, prej 51.502 të infektuarve.
Prishtina ka qenë komuna më e prekur me Coronavirus, edhe të premten u regjistruan më së shumti infeksione, 80 sosh. /Insajderi.com