Ka kohë që Aloe Vera përmendet në kozmetikë e këshilla të ndryshme si një prej bimëve, vetitë e së cilës janë të shumta.
Ndoshta një prej gjërave të para që na bie në mend është përdorimi i saj për lëkurë, e sidomos në plazh kur qëndrojmë pak më shumë në rrezet e diellit dhe digjemi.
Më poshtë po përmendim disa prej shumë mënyrave të shumta se si mund të e përdorim këtë bimë të famshme.
- Vetitë hidratuese – me siguri keni vërejtur se si shumica e produkteve kozmetike përmban aloe vera, e kjo për faktin se kjo bimë ka nivele të larta të vitaminës E.
- Eliminimi i akneve – këshillohet që të përdororet në vendet ku keni akne, sepse përpos që do të zhdukë shenjat potenciale që mund të mbesin, ajo e pastron lëkurën nga papastërtitë.
- Pastrues i make up- për shkak të vetive hidratuese aloe vera mund të përdoret për të hequr make up dhe pas përdorimit do ta lërë lëkurën të butë dhe të pastër.
- Përdorimi pas gjidhënjes- mund të përdoret në zonën rreth gjoksit që është irrituar gjatë gjidhënjes.
- Riparimi i lëkurës së dëmtuar – sëmundje të ndryshme si psoriaza, ekzema e shumë të tjera mund të reduktohen prej përdorimit të aloes.
- Pas depilimit- shpesh lëkura bëhet shumë e ndjeshme dhe irritohet gjatë depilit. Aloe Vera arrin të qetësojë dhe të zbusë irritimet pas depilimit.
- Rrathët e zinjë të syve – nëse përdorni aloe vera për një kohë të gjatë, ky problem do të zhduket pothuajse krejtësisht.
- Pas pickimeve të insekteve – vendosni pak xhel të aloes në vendet ku ju ka pickuar insekti, e sidomos nëse dyshoni se mund të infektoheni./Insajderi.com