
Tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 793 raste të reja pozitive janë shënuar gjatë kësaj kohe.
Rastet e reja të infektimit kanë rezultuar nga gjithsej katër mijë e 838 mostra të marra për testim.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342.
Numri total i rasteve pozitive është 82.185 dhe 1.760 raste të vdekjes.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 295 raste, Gjilan 63 raste, Fushë-Kosovë 58 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 38 raste, Mitrovicë 39 raste, Vushtrri 38 raste, Lipjan 34 raste, Ferizaj 30 raste, Drenas 17 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 15 raste, Deçan 13 raste, Rahovec 13 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Prizren 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Skenderaj 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com