Tetë persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës thuhet se janë regjistruar edhe 199 raste të reja pozitive me këtë virus.
Rastet pozitive rezultuan nga testimi i një mijë e 846 mostrave.
Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë shëruar 264 pacientë nga COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 94 mijë e 798 pacientë me COVID-19. Prej tyre dy mijë e 924 kanë përfunduar me fatalitet.
Janë shëruar 83.999, ndërsa janë shtatë mijë e 875 raste aktive. /Insajderi.com