
Po bëhen dy javë që kur temperaturat rekorde e kanë kapluar Japoninë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 80 personave si dhe mijëra të tjerë janë dërguar në dhomat e emergjencës për trajtim.
Si rezultat, autoritetet e vendit kanë bërë apel tek qytetarët që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për të shmangur temperaturat e larta që shkonin mbi 40 gradë celsius në disa vende.
Qeveria ka deklaruar se mund t’i financojë shkollat publike të instalojnë kondicionerë dhe njëherit sugjeroi zgjatjen e pushimeve verore, te cilat filluan këtë javë për shumë studentë.
Një numër i madh i viktimave që pësuan nga i nxehti, ishin të moshuarit.
Temperaturat pritet që të zbresin pak gjatë ditëve në vijim, ka deklaruar Agjencia Meteorologjike e Japonisë, raporton Euronews.