80 vjeçari kalon rrugën në të kuqen – si ndodhi aksidenti i kosovarit në Rumani

80 vjeçari kalon rrugën në të kuqen – si ndodhi aksidenti i kosovarit në Rumani

Një person i moshës 80 vjeçare është goditur të hënën nga një makinë në qytetin Arad të Rumanisë. Personi që e aksidentoi është identifikuar të jetë një kosovar rezident në Rumani.

Kosovari, emri i të cilit nuk është bërë publik, e ka goditur 80-vjeçarin teksa ai po kalonte në semafor, në të cilin ishte ndezur drita e kuqe. 80-vjeçari u plagos lehtë, raporton mediumi rumun Aradon.ro, përcjell Insajderi.

“Nga hetimet e para në terren u konstatua se të hënën, rreth orës 17:00, një kosovar 28 vjeçar me qëndrim në Arad, e kishte goditur një burrë 80-vjeçar, i cili ishte duke kaluar në shiritin e këmbësorëve, edhe pse ishte ndezur drita e kuqe e semaforit”, tha zëvëndësdrejtoresha e policisë rumune, Claudia Iuga.