Këto dënime bazën ligjore e kanë në ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës kundër pandemisë COVID-19.

800 qytetarë janë dënuar nga Policia e Kosovës për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID në njëzetekatërorët e fundit.
Për këtë ka njoftuar Policia në statistikat e përditshme.
Ndërsa, gjoba trafiku janë ndarë 1.015, njofton Insajderi.
19 persona janë arrestuar, 15 janë dërguar në mbajtje – po ashtu një person është dërguar në vuajtje të dënimit.
Raportohen edhe 22 aksidente me të lënduar dhe 38 me dëme materiale. /Insajderi.com