820 gjoba për ata që shkelën masat anti-COVID

820 gjoba për ata që shkelën masat anti-COVID

820 qytetarë janë dënuar nga Policia e Kosovës pasi nuk zbatuan masat anti-COVID.

Këto gjoba bazën e kanë tek ligji anti-COVID i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa 725 gjoba janë shpërndarë për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Po ashtu Policia ka arrestuar 18 persona, 15 janë dërguar në mbajtje e dy në vuajtje të dënimit.

Në njëzetekatër orët e fundit ka ndodhur një aksident me fatalitet. 18 me të lënduar e 25 me dëme materiale. /Insajderi.com