834 qytetarë kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, nesër kthehet ata nga Gjermania

834 qytetarë kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, nesër kthehet ata nga Gjermania

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit. Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se janë 834 qytetarë që duan të kthehen në Kosovë, derisa vetëm nesër nga Gjermania do të kthehen 130 qytetarë nga Gjermania.

Ministri Abdixhiku tha se si shtet e kanë për obligim të përkujdesen për secilin qytetar të vendit, por që bëri thirrje që vetëm udhëtarët me urgjencë të marrin rrugën e kthimit në Kosovë.

Ai ka deklaruar se secili qytetarë që kthehet në Kosovë do të vendoset në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për 14 ditë.

“Deri në këtë moment janë evidentuar rreth 834 qytetarë që duan të kthehen në Kosovë dhe ne jemi duke i trajtuar këto raste në mënyrë të përbashkët. MSh ka shndërruar Qendrën e Studentëve në Prishtinë në qendë r karantinimi. Secili i kthyer në Kosovë në formë të organizuar do të vendoset në këtë qendër për 14 ditë…Sot, dje dhe nesër e më tutje të gjithë qytetarët do të transportohen me mjete dhe me ndihmë të Ushtrisë dhe ushtarëve tanë. Dje e kemi kthyer ekipin Kombëtar të Boksit, sot kemi kthyer 39 qytetarë nga Stambolli, nesër presim t’i kthejmë 130 qytetarë nga Gjermania. Po e përsëris, secili nga të kthyerit do të duhet të vendoset nën përcjellje strikte në karantinë për 14 ditë”, tha ai.

Ai në një konferencë me ministrin e Shëndetësisë, tha se sot kanë zhvilluar një takim mes kryeministrit, zëvendëskryeministrat dhe disa ministri, ku tha se kanë koordinuar ndihmat shtesë ekonomike dhe financiare që i duhen Kosovës në këto momente.

Abdixhiku potencoi se të gjitha mekanizmat shtetëror janë në funksion të furnizimit të rregullt të mallrave, lehtësirave financiare për bizneset dhe për funks ionimin e mirëfilltë të mirëmbajtjes publike dhe normalizimit të jetës në një gjendje jo normale.

Sa i përket funksionimit të tij si ministër pas fillimit të mocionit nga LDK për rrëzimin e Qeverisë, Abdixhiku tha se derisa është ministër do ta bëjë punën e tij.

“Ne jemi ministra, dhe për derisa jemi ministra të Qeverisë do të bëjmë punën tonë të përditshme për aq sa Kuvendi i Republikës na e jep këtë mandat. Ne nuk jemi deputetë, për fatin e institucioneve duhet t’i drejtoheni deputetëve. Për aq sa jemi ministra do ta bëjmë këtë detyrë, sepse e kemi obligim ligjor dhe kushtetutës”, tha ai.

Ai nuk ka pranuar të flas se cili është qëndrimi i tij lidhur me inicimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë dhe cili ka qenë qëndrimi i tij gjatë mbledhjes së kryesisë.

Sa i përket anke save të qytetarëve që kthehen në Kosovë e që janë ankuar për shtrenjtim të biletave, Abdixhiku tha se do të provojnë të adresojnë politikat e tyre që i kanë për të liruar këto bileta, por që potencoi se ka pak mundësi për të bërë një gjë të tillë.