Procesi gjyqësor 85 mijë dollarë për shkak së iu hoq mbulesa me forcë

Procesi gjyqësor 85 mijë dollarë për shkak së iu hoq mbulesa me forcë

Një qytet në Kaliforni do të paguajë 85,000 dollarë për ta zgjidhur një proces gjyqësor, të nisur nga një grua myslimane, sipas së cilës policia ia ka larguar me forcë mbulesën.

Grupi për të drejtat e islamit, Këshilli për marrëdhëniet amerikano-islamike (CAIR), ka njoftuar për marrëveshjen.

Ky grup ka thënë se ka paditur qytetin Long Beach, pasi Kirsty Powell, ka thënë se “oficerët policorë i kanë hequr me forcë mbulesën përpara disa meshkujve dhe dhjetëra të arrestuarve”, pasi ajo ishte arrestuar në maj të vitit 2015.

Sipas Powell, një grua afrikano-amerikane, “detyrimi që i është bërë për të qëndruar tërë natën pa mbulesë, për të ka qenë traumatike”.

Padia e bërë nga Powell, ka shtyrë Departamentin Policor në Long Beach, të braktisë politikën, sipas së cilës grave të burgosura u ndalohet përdorimi i mbulesave fetare.

Asistent avokati i qytetit, Monte Machit, i ka thënë Los Angelos Times, se sipas politikave të reja, policia mund t’i largojë mbulesën një gruaje të burgosur, “në rastet kur është e nevojshme siguria e stafit policor”, mirëpo duhet të largohet nga një grua në detyrë dhe larg gjinisë mashkullore.