9.296 raste aktive me COVID-19

9.296 raste aktive me COVID-19

9.296 raste aktive me COVID-19 janë momentalisht në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar 269 infeksione të reja si dhe 449 të shëruar.

Pos kësaj ishin edhe nëntë raste të vdekjes.

Numri i vdekjeve ka shkuar në 2.162 nga 104.986 raste sa janë raportuar që nga fillimi i pandemisë, ndërsa të shëruar gjithsej janë 93.528.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë. Të enjten në kryeqytet u regjistruan edhe 49 infeksione. /Insajderi.com