9 blerjet më të dështuara të Manchester United

9 blerjet më të dështuara të Manchester United

Manchester United ka thyer disa herë rekordin e blerjes më të shtrenjtë dhe aktualisht ka në përbërje lojtarin më të shtrenjtë të historisë së futbollit.

Edhe pse gjatë kohës së Sir Alex Ferguson “Djajtë e Kuq” u bënë të famshëm për faktin se shpenzonin shumë pak për lojtarë që do të bëheshin në të ardhmen shtyllat e ekipit, ka pasur disa raste ku operacionet e tyre kanë shkuar keq.

Këto janë nëntë blerjet më të dështuara të United në epokën e Premier League.

Juan Sebastian Veron, është transferuar në vitin 2001, ai ka qenë lojtari i parë i huaj më i shtrenjtë i Premier League. Mirëpo ai nuk ka arritur sukses të madhë në skudren angleze dhe ka dështuar në ndeshjet e mëdha si ato Champions League.
Eric Djemba-Djemba, wshtë transferuar në “Old Trafford”, në vitin 2003 dhe njifet me pseudonimin “Roy Keane i ri”, por është kthyer në simbolin e blerjeve të dështuara të Ferguson. Ai tash luan për për FC Vallorbe-Ballaigues në kategorinë e gjashtë të Zvicrës.

Massimo Taibi, fitues i kampionatit italian, u trasferuar në skuadren angleze në vitin 1999. Ai ka qenë lojtari i ndeshjes në debutimin e tij kur United ka mundur Liverpool në “Anfield”, por nuk ka arritur ta përsërisë më atë paraqitje.

Liam Miller, e vështirë të kuptohet se çfarë e shtyu Ferguson të nënshkruante në atë kohë me iralndezin dhe akoma më e vështirë të kuptohet pse ai qëndroi në ekip për dy sezone. Miller u mor nga Celtic dhe, për shkak se ishte një mesfushor mbrojtës, u krahasua padrejtësisht me Roy Keane e gjithashtu edhe ky është llogaritet si blerjet më të dështuara të“Djajëve të kuq”.

David Bellion është transferuar tek United në vitin  2003 për tri sezone radhazi, mirëpo përvec shpejtësisë ai nuk kishte asgjë për të dhënë për skuadren angleze.

Kleberson edhe pse ishte lojtari që i dha Kupën e Botës Brazilit dhe ishte në një ekip me Ronaldon, Rivaldon dhe Ronalidnhon, është konsideruar si një nga blerjet e dështuara të Manchester United.

Bebe mbetet blerja më e çuditshme e Sir Alex. Një lojtar që nuk kishte bërë asgjë, i cili ishte transferuar me kosto zero te Vitoria Guimaraes, u ble për 8.2 milionë euro tek United.

Nëse tifozët e United do të ndiheshin ndonjëherë keq për mënyrën se si është trajtuar David Moyes, mjafton të mbajnë mend se një pjesë e tij është akoma në “Old Trafford”, ai është  Marouane Fellaini

Dhe blerja e fundit më e dështuar e “Djajëve të Kuq”, është Angel Di Maria.

Di Maria u bë lojtari më i shtrenjtë i Premier League kur u transferua në “Old Trafford” nga Real Madrid për 69 milionë euro. Argjentinasi nuk ka arritur të përshtatet kurrë me jetën në Angli dhe dukej se ishte në kërkim të një rrugëdalje.