9 ditë pasi aderoi në LDK, Selmanaj i thur lavde partisë

9 ditë pasi aderoi në LDK, Selmanaj i thur lavde partisë

Ish-analisti politik që së fundmi ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka bërë një paraqitje publike që pas aderimit në këtë parti dhe e ka shfrytëzuar atë që të lartësoj partinë deri në atë masë, saqë ka thënë se as vet nuk e ka besuar se sa e mirë është kjo parti.

Selmanaj ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë në këtë parti. Më pas i ka thurur lavde kësaj partie duke e quajtur një parti të vlerave dhe një lëvizje e cila nuk krahasohet me asnjë parti tjetër.

Madje aq e mirë i është dukur LDK-ja sa ka thënë as vet të mos e ketë menduar, ani pse ka vetëm 9 ditë që ka aderuar aty.

“Është një lëvizje që ka jashtëzakonisht shumë vlera. Madje s’kam besuar se ka kaq shumë vlera në LDK”, ka thënë Selmanaj në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini.

Selmanaj e kishte quajtur “sakrificë” kalimin në politikë. /Insajderi.com