Një vajzë nëntë vjeçare ka fituar 1 milion dollarë në lotarinë e Dubait, gjashtë vite pasi fitoi një super veturë sportive McLaren Coupe me vlerë 230 mijë euro në të njëjtin vend.
Bileta fituese Eliza’s është blerë nga babai i saj, i identifikuar vetë si zotëri M, nga zyrtarët e lotarisë së Dubait, transmeton koha.net.
Në 2013-ën, kur Eliza ishte vetëm 3 vjeçare, ajo ka fituar një super veturë McLare.
Babai i saj ka thënë se i ka blerë tjetër biletë të këtij viti pasi ajo ka mbushur nëntë vite sepse është numër fatlum.
Prindërit e Eliza’s janë Indian që jetojnë në Emiratet e Bashkuara qe 19 vite, e babai i saj ka thënë se ka blerë bileta të lotarisë që nga viti 2014.